Dje në orën 12:15, DPB Strugë u njoftua se në ujërat e Liqenit të Ohrit në bregdetin e Strugës është gjetur një trup i pajetë i një mashkulli.
Nga masat e marra dhe inspektimi i kryer, është përcaktuar se personi ishte I.D. (55) nga Shkupi.
Një mjek nga Shërbimi i Mjekësisë së Shpejtë ka konstatuar se vdekja ka qenë pa gjurmë të dukshme dhune.
Ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.