Nivelet e ujit të lumenjve në vend janë më të larta nga mesatarja për marsin, ndërsa përjashtim i vetëm është Cërna Reka në vendin e matjes Novaci ku niveli është për një të tretën më i ulët nga e zakonshmja.
Sipas matjeve të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nivelet e ujit të lumenjve janë në të njëjtën nivel apo po zvogëlohen në krahasim me ditën e djeshme.
Më të larta se dje janë nivelet e të gjitha liqeneve natyrore në vend. Ato kanë nivel më të lartë të ujit nga e zakonshmja, ndërsa vetëm niveli i liqenit të Prespës është pak nën mesataren për këtë muaj.