Komisioni Shtetëror Antiokorrupsion sot ka ngritur nsima për ndjekje penale për funksionimin dhe shpenzimin e pakujdesshëm të mjeteve buxhetore të drejtorit të Agjencisë së Filmit.
Ky institucion po ashtu ngriti nismë për ndjekje penale kundër kryetarit aktual dhe ish-kryetar të Radovishit për shkak se 12 herë kanë punësuar një person si ushtrues detyre të drejtorit të ndërmarrjes publike “Plavaja”-Radovish pa shpallur njoftim.
Anëtari i Komisionit, Nuri Bajrami theksoi se kjo situatë nuk mund të quhet ndryshe veçse korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin juridik.
Antikorrupsion shqyrtoi sot edhe Raportin e Komisionit Evropian në pjesën që ka të bëjë me punën e tyre.
Kryetarja Biljana Ivanovska tha se pavarësisht se janë në Komisionin për vitin e pestë, efekti i punës së tyre nuk mund të realizohet plotësisht për shkak të mosrealizimit të iniciativave të tyre nga institucionet, Qeveria dhe autoritetet tjera.(INA)