Kryeminsitri Hristijan Mickoski në një intervistë në Alsat i pyetur rreth nismës eventuale për ndryshimin e stemës së shtetit, tha se edhe përkundër që kjo temë është ngritur në publik, ende nuk ka një iniciativë nga qeveria për ndryshimin e stemës shtetërore.
Ndërkohë i pyetur nëse do të pranonte një ndryshim të mundshëm të stemës shtetërore në një pako me ndryshimin e himnit shtetëror dhe heqjen e 20%, Mickoski tha:
“Nuk mund të pranoj pako apo të mos e pranoj, kur një temë e tillë nuk është vënë në tavolinë për diskutim, apo ka qenë objekt diskutimi”. /Alsat.mk