Nisma “Më mirë për Tetovën”, ka dorëzuar sot listën me kandidatët për zgjedhjet lokale të tetorit. Lista e kësaj nisme përmban 31 anëtar për këshilltarë, me bartës, inxhinierin Hamdi Sulejmanin. Nisma nuk kandidon me kandidat për kryetar komune por vetëm me këshilltarë.
Në konferencën e sotme për media, Nisma po ashtu ka kërkuar edhe përkrahjen e qytetarëve përmes nënshkrimeve, për të grumbulluar 350 nënshkrime, për validizimin e listës me kandidatët e pavarur.
https://www.youtube.com/watch?v=wrOkLHPCu_E
Nisma “Më mirë për Tetovën”, në këto zgjedhje lokale futet për herë të parë, ndërsa në platformën e tyre ka vetëm tre pika, transparencë, planifikim dhe pastërti për qytetin e Tetovës.
Sipas drejtuesit të Nismës Hamdi Sulemanit, që të gjithë kandidatët për këshilltarë të asamblesë komunale të Tetovës janë shqiptarë, thotë ai, edhe përkundër faktit se, thirrje është bërë edhe tek pala maqedonase që të paraqiten për tu futur në listë.
“Ne sot pranë këshillit zgjedhor të tetovës dorëzuam listën me kandidatët për zgjedhjet komunale të 17 tetorit, ku do garojmë për këshillin komunal të Tetovës. Lista e Nismës përbëhet nga 31 anëtar ndërsa bartës do juem unë Hamdi Sulemani. Ne si listë duhet të deponojmë 350 nënshkrime sipas Ligjit, nga çdo qytetar në zyrat e KSHZ-së në tetovë, në hyrjen e dytë të komunës, nga ora tet5ë deri në ora 20 të mbrëmjes”- deklaroi Hamdi Sulemani, bartës i listës së iniciativës “Më mirë për Tetovën”.