Vetëm se kanë filluar bisedimet e para në mes LSDM-së dhe PDSH-së për inkuadrimin e kësaj të fundit në Qeveri.
Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe pas festave të Vitit të Ri. Sipas informatave të para, partisë së Menduh Thaçit do të mund t’i ofroheshin pozicionet e njëjta të cilat i ka pasur ASH-ja, pa inkuadruar këtu kuptohet ministrinë e Shëndetësisë e cila tanimë ka kaluar në duart e LSDM-së.
ASH-ja e Selës, madje gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit, është listuar si parti opozitare, pas vendimit të kreut të saj Ziadin Sela se nuk janë më pjesë e Qeverisë. A po i hapen dyert për në Qeveri me këtë partisë së Thaçit, pritet të shihet ditët në vazhdim.
PDSH, vazhdimisht është duke rënë në rezultat që nga zgjedhjet e vitit 2008 dhe një inkuadrim eventual i saj në Qeveri do të ishte mundësia e vetme për këtë subjekt politik ta rikuperon veten.
Ndryshe, partia e Thaçit është edhe nënshkruese e Marrëveshjes së Përzhinos, ndërsa në vazhdimësi kanë paralajmëruar se do të mbështesin proceset reformuese dhe të rëndësishme për vendin. /albeu.com/