Pas publikimit të bombave politike të “El Cheka” si duket institucionet e shtetit kanë lëvizur duke hetuar veprimtari të paligjshme të organizuar nga funksionar të lartë në BDI, shkruan Almakos.
Sot në medie është publikuar lajmi për arrestimin e një peshku të madh në BDI, Jahi Jahiu i cili prej që kur ekziston kjo parti ka pasur funksione të larta në pushtet.
Mediet informuan se është arrestuar sekretari shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratë (MSHIA), Jahi Jahiu, për shkak se siç qëndron në Urdhërin e shefes së Prokurorisë Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të ekzistimin të dyshimeve se i njëjti ka marrë provizion nga tenderë.
Jahiu ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar.
Në lidhje me këtë, Sektori për krim dhe korrupsion të organizuar në kuadër të Ministrisë për Punë të Brendshme (MPB) ka bastisur hapësirat e MSHIA-së.
Sipas informacioneve jozyrtare të SDK-së, bëhet fjalë për mito në vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh të marra gjatë periudhës kohore 2014-2015 dhe se për Jahinë do të kërkohet paraburgim.


