Kurba e COVID-19 vi jon të paraqitet e qëndrueshme. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 336 raste të reja pozitive si dhe 6 humbje jete. “Situata e COVID-19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2865 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 88 raste në Tiranë, 24 në Elbasan, 22 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Korçë, 16 në Berat, nga 14 raste në Durrës, Pogradec, 13 në Kukës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë, 9 në Devoll, nga 8 raste në Lushnje, Sarandë, 6 në Lezhë, nga 5 raste në Krujë, Malësi e Madhe, Patos, nga 3 raste në Rrogozhinë, Dimal, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Fushë Arrëz, Selenicë,
Dibër, Dropull, nga 1 rast në Përmet, Divjakë, Belsh, Kolonjë, Gramsh, Skrapar, Cërrik, Poliçan, Libohovë”,-theksoi MSH. Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë. VAKSINIMI
VAKSINIMI
Dje ka nisur vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe operatorëve, vlerësuar si një ndër grupet e riskut të ekspozuar ndaj COVID. Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Berat. Manastirliu më here lajmëroi se fillimin e vaksinimit të gazetarëve, ndërkohë bëri me dije se sot do të fillojë vaksinimi i efektivëve të policisë. “Fillojmë vaksinimin e gazetarëve të terrenit. Nga nesër fillojmë vaksinimin e efektivëve të policisë. Fillojmë me Tiranën, pastaj shtrihemi në gjithë Shqipërinë. Ne po ndjekim planin e vaksinimit të kombinuar.
Pra, në grupet e riskut ku futen dhe ata të shërbimeve kritike, siç janë policët dhe nga sot (dje) në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, njoftoi Manastirliu. Ajo tha se në Berat procesi i vaksinimit ka filluar prej disa ditësh, ndërkohë që bëri me dije se sot në të gjithë vendin do të mbërrijmë në shifrën e mbi 100 mijë vaksinimeve vetëm tek grupmosha e +70 vjeçarëve. Duke folur për sigurinë e vaksinave, kryeministri Rama tha se vaksina e kompanisë Sinovac është e sigurtë dhe preferohet nga shumë vende
“Të mos bjerë askush viktimë e hienave dhe kukuvajkave. Vaksina e ardhur nga Turqia e kompanisë Sinovac, është një vaksinë e super suksesshme, e cila faktikisht Turqinë po e nxjerr përditë e më shpejtë nga tuneli i Pandemisë. Eshtë vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme dhe të gjitha kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë, e cila bëhet në shumë shtete dhe fakti që nuk ka hyrë në Bashkimin Europian nuk ka lidhje me eficiencën e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër që ne nuk na interesojnë dhe nuk na prekin, pasi ne na intereson të nxjerrim urgjent nga tuneli popullin shqiptar
dhe të nxjerrim sa më shpejtë nga gjithë kjo kohë e gjatë ankthi dhe pasigurie gjyshërit dhe gjyshet, ata me sëmundje kronike, grupet e riskut dhe gjithë popullsinë”,-tha kryeministri Rama. TË HOSPITALIZUAR DHE VIKTIMA Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 47 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve”,-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.
APELI
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. “Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19”,-apeloi Ministria e Shëndetësisë.



