Ka nisur me tensione seanca plenare e ditës së sotme ku deputetët e PD kanë bllokuar foltoren e Kuvendit dhe kanë ndezur zhurmues për të penguar punimet.
Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD u mor vendimi që deputetët që nuk janë përjashtuar të marrin pjesë në seancë, por të vazhdojnë aksionin opozitar duke mos lejuar normalitet në seancë.
Gjithashtu kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se deputetët e përjashtuar janë të angazhuar në terren për protestën e ditës së nesërme e cila do të shtrihet në disa rrugë të Shqipërisë.




