Nipi i Uinston Churchill, Nikolas Soames, do të përjashtohet nga partia konservatore e Britanisë së Madhe pasi që votoi kundër kryeministrit Boris Johnson. Vota kishte të bënte me Brexitin.
Soames dhe njëzetë anëtarë të tjerë të partisë votuan për shtyerjen e datës së Brexitit dhe për eleminimin e mundësisë që Britania të dalë pa marrëveshje nga BE’ja.
Soames është anëtarë i parlamentit britanik për 37 vjet dhe thotë që ka votuar kundër partisë së tij vetëm tre herë.
Javën e kaluar, Mbretëresha Elizabeth aprovoi një kërkesë të Johnson që të suspendojë parlamentin deri dy javë para afatit të fundit për dalje nga BE’ja ë është data 31 tetor. Kritikët kanë thënë se kjo nuk është kohë e mjaftueshme për të evituar një dalje pa marrëveshje. /Gazeta Express/



