Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, do të pres në vizitë ndërmjetësuesin Nimic ditën e hënë në hapësirat e kësaj ministrie. Siç është paralajmëruar edhe më herët, temë kryesore e këtij takimi do të jetë çështja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Ndërkohë, Shërbimi për Informim i OKB-së njofton se Nimic vjen në Shkup me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë për të diskutuar mënyrat për të arritur përparim në bisedimet e ndërmjetësuara nga OKB-ja për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit.

