Përfaqësuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara në bisedimet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic sot pasdite do të ketë takim me presidentin Gjorge Ivanov, njoftoi kabineti i presidentit. Nimic, i cili do të qëndrojë në Maqedoni deri të martën, do të ketë biseda me kreun shtetëror të Maqedoninë për mundësitë për zgjidhje të kontestit për emrin.
Nimic vjen me ftesë të Qeverisë së Maqedonisë me qëllim që të diskutohet për mënyrat për arritjen e përparimit me ndërmjetësim të OKB-së për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të përbashkët lidhur me çështjen për emrin, informoi presshërbimi i KB-së. Në kumtesë shtohet se me ftesë të Qeverisë së Republikës së Greqisë, është paraparë që Nimic të shkojë për në Athinë. Përfaqësuesi i posaçëm i KB-së në bisedat mes Maqedonisë dhe Greqisë, për herë të fundit i vizitoi të dy vendet në fund të korrikut të vitit 2014. /SHENJA/

