Pavarësisht nënshkrimit të marrëveshjes në janar të këtij viti mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës, për ndërtimin e përbashkët të rrugës Prizren – Tetovë, përbërja e kaluar qeveritare nuk ka ndërmarrë asnjë aktivitet për këtë. Kështu të paktën pretendon ministri aktual i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski. Ai thotë se rruga magjistrale Prizren – Tetovë do të ndërtohet me një projekt të mirë, me sigurimin e financimit dhe me kontraktor të zgjedhur, për çka ai tha se, veç më janë në kontakt me palën kosovare.
“Atë që unë e kam bërë së bashku me drejtorin e NP Rrugë Shtetërore kemi kontaktuar me Qeverinë e Kosovës që bashkërisht të përgatisim projektimin e asaj rruge, ku gjithashtu duhet të ketë tunel, që të përgatisim projekt, të përgatisim dizajn të përbashkët dhe në bazë të kësaj, pas kësaj, të kërkohet financim dhe të kërkohet kontraktor. Në këtë moment, për atë rrugë nuk është siguruar as projekt, as financim, as kontraktor ndërsa qeveria e kaluar, ose BDI për të qenë më konkret e prezantoi sikur të fillonte nesër”, ka deklaruar Aleksandar Nikollovski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve. /SHENJA/
Data 18.09.2026
Aktuale
- Takim Ahmeti – Taravari, çka u bisedua?
- “Orët e Tiranës dhe tik-taku i gjashtë muajve”- Analiza e Lufti Dervishit: Cila orë do t’i imponojë ritmin politikës? Çfarë ndodh nëse SPAK prodhon një goditje të madhe?
- “Arrestoni Ramën!”- Përfundon marshimi nëpër Tiranë, qytetarët mbyllin protestën e 111-të poshtë zyrës së kryeministrit: Jep dorëheqjen!
- Kim Mehmeti:Sikur piktori ta ndihmonte Kosovën aq sa e mbështeti Beogradin, shqiptarët do të ishin sot më të fortë
- Specialja zbardh rrugën e Apelit, 30 ditë për hapin e parë
- Për të tretën natë me radhë, qytetarët mblidhen në shesh kundër vendimit të Speciales
- Suspensioni i dy policëve pas incidentit me Aida Dërgutin: Çfarë ndodhi në Prishtinë?
- E rëndë në Itali/ Kamioni përplas për vdekje 42-vjeçaren shqiptare, po shoqëronte vajzën në shkollë



