Bosnjë e Hercegovinë, do të marrë pjesë në Takimin e 11-të punues
vjetor të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore. Sivjet, takimi është në organizim të Qeverisë së Bosnjë e Hercegovinës, si vend kryesues me Grupin e përhershëm punues për zhvillim rural rajonal për vendet nga Evropa Juglindore SWG. Siç informojnë nga MBPEU, ministrat e Bujqësisë të EJL-së dhe shefat e delegacioneve do të mblidhen në Jahorinë që të bisedojnë për ardhmërinë në sektorët për bujqësi dhe zhvillim rural në rajonin e EJL-së dhe ta elaborojnë procesin e bashkëpunimit rajonal në ato fusha.
Në suaza të takimit ministror në Jahorinë, do të bisedohet edhe për rëndësinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si faktor i avancimit në bujqësi dhe zhvillimit rural.
Ministri Nikollovski në takimin do t’i prezantojë qëllimet strategjike të Qeverisë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe gjendjen me shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Programi IPARD.
Vitin e ardhshëm kryesues me Grupin e përhershëm punues për zhvillim rural rajonal në vendet nga Evropa Juglindore do të jetë Maqedonia.
Data 19.09.2025
Aktuale
- Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme
- Ilir Meta kërkon sërish lirimin nga qelia, avokati i ish-Presidentit mbërrin në GJKKO
- NJPB Gjevgjeli ngre kallëzim penal kundër 50-vjeçarit nga Bogdanci
- Droni turk Bayraktar TB3 kryen fluturim demonstrues në TEKNOFEST
- SPB Shtip ngre kallëzim penal për futje droge në burg
- Ali Ahmeti: Afrim Zhitia ishte lajmëtari i lirisë
- Tragjedia në Veles/ Policia akoma nuk ka gjetur shkelje nga ana e zyrtarëve policorë
- Ambasadori francez në RMV, Le Rigoler: Reformat të mos kuptohen si detyrim, por si diçka e mirë për vendin