Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski prej nesër në dy ditët në vijim në Jahorinë, Bosnjë e Hercegovinë, do të marrë pjesë në Takimin e 11-të punues vjetor të ministrave të bujqësisë të Evropës Juglindore.
Sivjet takimi është në organizim të Qeverisë së Bosnjë e Hercegovinës, si vend kryesues me Grupin e përhershëm punues për zhvillim rural rajonal në vendet nga Evropa Juglindore SWG.
Siç informojnë nga MBPEU, ministrat e bujqësisë të EJL-së dhe shefat e delegacioneve do të mblidhen në Jahorinë që të bisedojnë për ardhmërinë në sektorët për bujqësi dhe zhvillim rural në rajonin e EJL-së dhe ta elaborojnë procesin e bashkëpunimit rajonal në ato fusha.
Në suaza të takimit ministror në Jahorinë, do të bisedohet edhe për rëndësinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si faktor i avancimit në bujqësi dhe zhvillimit rural.
Ministri Nikollovski në takimin do t’i prezantojë qëllimet strategjike të Qeverisë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe gjendjen me shfrytëzimin e mjeteve financiare nga Programi IPARD.
Vitin e ardhshëm kryesues me Grupin e përhershëm punues për zhvillim rural rajonal në vendet nga Evropa Juglindore do të jetë Maqedonia.