Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikollovski, informoi se Qeveria ka miratuar Ligjin për Sistemin Këshillimor në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
“Kjo reformë është një moment domethënës në angazhimin tonë për të mbështetur komunitetet rurale dhe zhvillimin e bujqësisë. Me këtë zgjidhje ligjore, ne krijojmë një mundësi për profesionalizimin e shërbimeve këshillimore dhe vendosim një sistem përmes të cilit fermerët do të afrohen me përvojat dhe njohuritë e praktikave dhe teknologjive më të fundit në prodhim, të cilat duhet të ndikojnë drejtpërdrejt në të paturit e një prodhimi të qëndrueshëm dhe konkurrues, sipas standardit europian.
Ligji për Shërbimet Këshillimore në Bujqësi dhe Zhvillim Rural synon të krijojë një sistem efektiv dhe të strukturuar për ofrimin e këshillave dhe informacioneve cilësore për fermerët tanë”, tha Nikollovski./Lajmi i plotë.