Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski paralajmëroi se nga aerioporti i Ohrit do të realizohen fluturime deri në Bazel. Fluturimi i parë në këtë linjë do të zhvillohet në tetor.
“Linja e re Bazel – Ohër fillon 4 muaj më herët. “Aeroporti Evropian” siç është emri i aeroportit midis qyteteve të Bazelit, Muluzit dhe Frajburgut është një aeroport shumë i rëndësishëm sepse ndodhet në kryqëzimin e tre shteteve – Zvicrës, Gjermanisë dhe Francës. Një udhëkryq që do të sjellë shumë turistë, por do të lehtësojë edhe udhëtimin e diasporës sonë. Nga kompania WizzAir njoftuan se tani mund të blihen bileta për linjën e re ajrore Ohër – Bazel. Fluturimi i parë në këtë linjë, i cili është pjesë e programit për subvencionimin e linjave të reja ajrore, është planifikuar për 27 tetor”, ka shkruar Nikolloski në Fejsbuk.
Dje, Nikolloski paralajmëroi se nga 31 tetori do të ketë një linjë të re ajrore nga Shkupi në Larnaka të Qipros, ndërsa në një intervistë për MIA-n të dhënë pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Partneritet Strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, Nikolloski tha se po bisedohet edhe me “Rajaner” për të hyrë në tregun e Maqedonisë.