Ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov është i dyshuari i rastit Rentgen nga prokuroria speciale për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit, transmeton Zhurnal.mk
Sipas PSP ish ministri Todorov ka favorizuar kompaninë që ka fituar tenderin për këto pajisje.
“Kompania ka fituar informacione detale para se të fillojë procedura tenderuese, ka skenuar gjendjen me aparate rentgen dhe ministrit i është dorëzuar studimi që ai e ka pranuar personalisht në mail në gusht të vitit 2012”, ka thënë prokurorja speciale Fatime Fetai.
Ajo ka sqaruar se në janar të vitit 2014 është prishur marrëveshja me kompaninë pasiqë në opinion kanë dalë informacione lidhur me pronësinë e kompanisë ku aty ka qenë e përfshirë një gazetare e njohur dhe nëna e saj, bëhet fjalë për gazetaren Ivona Talevska e cila është e akuzuar edhe në rastin Tifani për fshehje të tatimit.
“Megjithatë ministri nuk e ka prishur tenderin që duhej ta bënte por ka nënshkruar kontratë me kompaninë e dytë me rradhë me të cilën ka bërë poashtu keqpërdorim të 860 mijë euro”, sqaroi Fetai.