EJA IKIM
Te thirra te vije tek une shekuj me pare,
Kur akoma nuk kishim lindur as une as ti.
Nuk kishim trupa,por shpirtrat tane njiheshin se largu, qe ne lashtesi.
E ndjeja shijen tende,deshiren e pandalur,
Per t’u shkrire ne nji.
Une te thirra se e ndjeja se si merrje fryme me mushkerite e mija,
Brenda trupit tim,
Si ne heshtje vrapoje neper damaret e mi,
Me aromen dehese te parfumit tend,
Ne heshtje gdhende fjalen dashuri.
Te thirra dhe ti erdhe,
Si mjellme e endrrave te mija.
Erdhe ngadale,me hap te brishte,
Me buzeqeshje engjejsh ne buze.
U puthem sikur ishim puthur miljona here.
Ma njihje mire brengen,
E doren lehte ma rreshqite mbi shpine,
Thelle te veshtrova ne syte e tu,
Aty pashe te shkruar emrin tim
Te thirra dhe ti erdhe,
Kisha mijera vjet duke te pritur,
Ti kishe mijera vjet qe drejt meje udhetoje,
Dhe hyre brenda meje pa trokitur,
Me sinjalin e nje xixellonje.
Ti hyre dhe solle me vehte,
Stinet e lulezuara,
Floket e leshuara te eres,
Shpalose si pajen e nuses,
Buzeqeshjet e tua.
Ti solle me vehte zjarrin e buzeve te tua,
Dhe syte e tu magjepes,
Pas te cileve marroset,
Narcizi i dashuruar.
Ti erdhe tek une me driten e miresise tende,
Per te ndricuar erresiren e brenges time.
NE
Une e ti jemi ne,
Bota aty eshte ku gjithmone ka qene,
Gjithnji rrotullohet pa na pyetur ne,
Kurre nuk nderroi kahje.
Kur nuk me kishe-isha une,
Ti ishe ti!
Asokohe nuk ishim xheloze…
Une po te pres ty!
Lumi yt rrjedh ne det te eger,
Dhe shfleton faqet e kalendarit tim.
Koha ime rrjedh,
Midis zemres dhe kembeve te tua.
Tani jemi NE,
Ndaj nuk jemi me xheloze.
Te gjithe jane mbytur ujerave te kohes,
Une e ti jemi vetem permbi dhe.
A E DI-?
A e di ku eshte vendi yt?!
Aty ku koha nuk ka moshe,
Zemra rreh me takikardi,
E fantazise i mbahet fryma!
Aty ku emicioni nuk plaket kurre,
E endrra fluturon me krahe engjelli,
Aty eshte vendi yt,
Ne kontinentin midis dy kraheve,
Prej nga ku nuk mund te arratisesh kurre!
Aty ku shpirti mbetet perjetesisht i ri,
Ne grackat midis dy buzeve,
Aty ku fluturimi quhet dashuri,
Aty eshte vendi yt!
A e di?
UJI I KOHES
Koha si uji rrjedh,
Hap brazdat e mendimeve ne mendje.
Deti eshte i kuq,
Pemet e verdha,
Nje dhe nje bejne tre.
Tavani i aresyes po rikonstrukrohet!
Nje buzeqeshje e vertete ma ngjyros endrren.
Rete tymaja genjeshtrash,
Ecin me hap njeriu ne vesen e mengjesit.
Fluturimi i zogjve hap brazdat e qiellit,
Me flatrat e se vertetes.
Uji i kohes ndrin vertetesisht
Me ngjyrat e jetes.
PO VIJ
Qielli kollitet si nje plak azmatik,
Qe mushkerite i ka te ngarkuara
me shi e vetetima!
Une po vij e dashur ku je?!
Nuk dua te mbyllem mureve te vetmise time
Te me rrudhoset qenia.
Ti vishu bukur,ashtu sic di ti,
Me veshjen me te bukur te deshirave.
Jashte qielli eshte cmendur,
Nxjerr koken ne parvazin e saj bubullima.
Tek ti po vij une,
Mbi supet e tua breron lumturia,
Mbi buzet tona ngjitur me shi,
Perflaket regetima!
VRAPOJME
Vrapojme si te cmendur
Here rrotull nje rrethi
Here rrotull nje trekendeshi.
Ngado qe te sillemi,
Jemi ne gracken e urrejtjes.
Dashuria na pret jashte,
Vetem shpresa kthehet
Ne piken e heshtjes.
TE DUASH
Te duash
Nuk blihet
As shitet
As imponohet…
Te duash
Nuk mund te evitohet
Te duash jetohet.
NIKOLIN GURAKUQI “NE SE….A E DI”