Ministria e Shëndetësisë ka dalë me rekomandime për qytetarët se si të ruhen ndaj temperaturave të larta.
MSH-ja bëri thirrje që të konsumohet sa më shumë ujë gjatë gjithë ditës, të shmanget dielli në periudhën 10:00-16:00 dhe të përdorët krem mbrojtës.
Ministria ftoi edhe për pauza të rregullta nëse punoni jashtë.
“Njihni shenjat e sëmundjes nga nxehtësia: Marramendje, dhimbje koke, dobësi. Telefoni për ndihmë: Nëse dikush tregon shenja të goditjes nga nxehtësi. Ndihma e parë: Vendosni personin në hije, ofroni ujë dhe freskim të trupit”, thuhet në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.
Më herët ka reaguar edhe Instituti Hidrometeorologjik.
IHMK ka paralajmëruar se temperaturat e larta në ditët në vijim mund të krijojë kushte për “alarm të kuq”.
Sipas një njoftimi alarmi i kuq nënkupton se nëse temperatura e ajrit tejkalon temperaturën e trupit, mund të shkaktojë probleme serioze në organizëm.
Ata kanë bërë thirrje të kihet kujdes në ushqim dhe nga rrezet e diellit nga intervali kohor 10:00-17:00.
“Kujdes nga rrezet direkte të diellit, sidomos nga intervali kohorë 10-17h, sepse indeksi UV ka shënuar vlera të larta. Përdorni sa më shum ujë të freskët, jo lëngje të gazuara, kapelë, syze për tu mbrojtur nga dielli, rroba me ngjyra të lehta nga pambuku ose liri.
Të mos konsumojmë ushqime të ferguara, me shum yndyrë dhe ushqime të shpejta, por sa më shum ujë të thjeshtë , pemë dhe perime. Jemi në dritën e verdhë sa i perketë këtyre vlerave të larta të temperaurave, mirëpo në ditët vijuese kjo situatë meteorologjike mund të krijoj kushte edhe për alarm të kuq, sepse temperatura e ajrit kur kalon më e lartë se temperatura e trupit të njeriut {37C}, atëherë mund të shkaktojë probleme serioze në organizmin tonë”, thuhet në njoftim.
“Fushata e korrje-shirjes është në vlugun më të lartë dhe sipas fermereve rendimentet në kulturën e grurit janë të shkëlqyeshme. Një apel per qytetarët që mos t’i ndezin hamulloret (serrnishtat), sepse përpos që shkatërrojne miljona organizma ,shkaktojn rritjen e temperatrave lokale, mund ta rrezikojne edhe pronën, gjithashtu lavrimi i ceket i parcelave me hamullor do të ushqejë tokën, sepse ruhen shum materje ushqyese per kulturat që do të mbjellen në vazhdimësi.
Sipas mundësive ,frekuentoni vendet me lartësi , pyjet , kodrinat , aty ku kemi më shum qarkullim të ajrit të freskët”, thuhet në njoftim./Telegrafi/