Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup, ku një 17 vjeçar dyshohet se ka sulmuar babanë e tij me thikë.
Sipas Prokurorisë, djali e ka goditur të atin disa herë në dhomën e gjumit. Ndërhyrja e shpejtë e nënës ndaloi sulmin, ndërsa babai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje kritike.
Ndaj të miturit është ngritur akuzë për “tentativë vrasjeje”, teksa prokuroria ka kërkuar paraburgim. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë ende në vijim.