Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë, ku një 38-vjeçar i identifikuar si Fatmir Shyti ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 74-vjeçareje dhe ka tentuar që ta përdhunojë atë.
Policia thotë se 38-vjeçari akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.
Po ashtu ai është person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e shtetasit F. Sh., 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.