Më 25.10.2024, në orën 17:25, në SPB Kumanovë është raportuar nga Spitali i Përgjithshëm Kumanovë se tek ata është sjellë A.P. (70) nga Kumanova me lëndim në kokë. Oficerët e policisë së SPB Kumanovë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kryer inspektim, ndërsa kanë zhvilluar edhe një bisedë zyrtare me dy nipat e tij të mitur. Ata shpjeguan se, pasi gjyshi i tyre nuk ua kishte hapur derën, kishin dyshuar se diçka nuk ishte në rregull dhe e kishin hapur me forcë derën për të hyrë në shtëpi, ku e kishin gjetur gjyshin e tyre me lëndim në kokë. A.P. është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Data 06.10.2026
Aktuale
- Protesta e dytë: Endrit Thaçi kritikon qeverinë për dhunën ndaj veteranëve dhe fëmijëve dëshmorë
- Kriza politike: A do të jemi të gjithë humbës nëse nuk arrihet zgjidhja?
- QMK: Ka pasur 46 zjarre, shtatë janë aktiv dhe një nën kontroll
- Arrestohet ish-kreu i Shërbimit Federal Gjerman, August Hanning/ Dyshohet për spiunazh dhe rrjedhje sekretesh shtetërore
- Studiuesja vdiq në Rusi, çfarë është murtaja pneumonike dhe si kurohet
- Deda paralajmëron: Pa zgjidhje sot, do të jemi të gjithë humbës
- Zgjedhjet në Spanjë, në lojë edhe ekuilibrat e BE-së: Çfarë rrezikon Sanchez
- Trumpi për Iranin: “Le ta shkatërrojnë Los Angelesin dhe San Diegon”



