Ka ndërruar jetë personi ndaj të cilit është shtënë me armë zjarri sot në Batincë të Shkupi, përcjell TV21. Drejtori i Spitalit të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, Nebojsha Nastov për TV21 tha se personi në fjalë ishte dërguar në spital i vdekur.
Bëhet fjalë për 50-vjeçarin A.M., pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut.
Paraprakisht, nga MPB njoftuan se rasti në Polici është raportuar rreth orës 10:15, dhe ka ndodhur në hyrje të fshatit Batincë, ku një person ka qëlluar ndaj një personi tjetër.