Nga sot Banka Popullore e Maqedonisë do të lëshoj në qarkullim bankënotat e reja prej 200 dhe 2000 denarëve.
Njëkohësisht, do të tërhiqet bankënota prej 5000 denarëve. Në lidhje me tërheqjen e kësaj bankënote nga Banka Popullore kanë thënë se ajo nuk ka gjetur vend në transakcionet ditore e as bankat nuk kanë pasur shumë nevojë për këtë bankënotë.
Nga BPM informojnë se pas analizave është konkluduar se është e nevojshme një ndryshim në strukturat e parave të letrës.