Nga shirat e mëdha që nisën sot mes dite bllokohet rruga Shipkovicë-Brodec. Banorët frikësohen nga rreziku i përmbytjeve dhe pasojat që mund të janë sikur ato të vitit të kaluar, shkruan Tetova sot.
Banorët e këtyre fshatrave apelojnë deri te institucionet e komunës dhe ato të shtetit që të ndërhyhet sa më parë, me qëllim që të zhbllokohet rruga dhe të mos vije deri te rreziku i mundshëm tragjik për banorët e këtyre fshatrave.