Problemi me qytetarët e shkyçur nga “Ngrohtorja”, të cilët paguajnë paushal do të zgjidhet me akt nënligjor dhe mund të pritet se nga sezoni i ardhshëm ngrohës, ata nuk do të paguajnë, deklaroi sot zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.
“Mendoj se do të gjejmë zgjidhje, e cila do t’i kënaqë të gjitha palët. Mund të pritet nga sezoni i ardhshëm ngrohës, ata të mos paguajnë paushal”, deklaroi Angjushev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para fillimit të ngjarjes së sotme, që e organizoi Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Lidhur me ligjin për energjetikë që dje kaloi në seancë qeveritare, zëvendëskryeministri Angjushev tha se në të janë instaluar numër i madh i vërejtjeve nga operatorët ekonomikë, të cilët punojnë në pjesën e energjetikës, si dhe nga Bashkësia energjetike evropiane.
“Ky ligj u punua në koordinim me Bashkësinë Energjetike Evropiane. Obligim ishte që Maqedonia ta miratojë ligjin në vitin 2014 dhe u kritikua nga BE-ja pasi ky ligj nuk u miratua. E kishim patjetër t’i harmonizojmë nevojat lokale të cilat janë specifike, por njëkohësisht t’i implementojmë edhe direktivat dhe masat nga pakoja e tretë e Bashkimit Evropian. Për këtë punuam me Bashkësinë energjetike evropiane”, sqaroi Angjushev.
Ai është i kënaqur nga zgjidhja e propozuar ligjore, e cila, siç tha, do të bëjë progres në punën energjetike në Maqedoni. /koha.mk/