Deri në fillim të nëntorit pritet të fillojnë aktivitetet rreth ndërtimit të rrjetit infrastrukturor në zonën industriale Vizbeg. Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, i cili sot ishte për vizitë pune në komunën e Butelit, deklaroi se deri nga mesi i shtatorit Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” duhet ta përgatisë projektin pas çka Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do ta shpallë tenderin.
“Ndërtimi i infrastrukturës në zonën Vizbeg është premtim parazgjedhor i Qeverisë dhe ne këtë do ta përmbushim. Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë janë caktuar 20 milionë denarë që janë të dedikuara për fillim të infrastrukturës në pjesën e ujësjellësit dhe kanalizimit”, tha Sugareski. Projekti do të kushtojë nga shtatë deri në nëntë milionë euro me qëllim që në periudhën e ardhshme tërësisht të përfundojnë punimet infrastrukturore në zonën industriale Vizbeg. Krahas aktiviteteve në zonën industriale Vizbeg, kryetari i komunës Velimir Smilevski paralajmëroi se në periudhën e ardhshme Buteli do të jetë komunë ku do të zhvillohen një sërë aktivitete ndërtimore.
Sipas tij, një nga problemet më të mëdha me të cilët ballafaqohet komuna është mospasja e kanalizimit atmosferik.
“Komuna jonë ka probleme me kanalizimin dhe ujësjellësin dhe shpresoj se me ndihmën që do të na japë Qeveria në periudhën e ardhshme do t’i realizojnë të gjithë projektet e premtuara”, deklaroi Smilevski pas takimit me ministrin Sugareski.
Data 25.08.2025
Aktuale
- OEMVP: Kriteret për vauçerët e Qeverisë i diskriminojnë bizneset e vogla dhe të mesme
- (VIDEO) BDI: Ishim dhe mbetemi faktor stabiliteti, VMRO: BDI po shkon në histori
- (VIDEO) Ndryshimet në kodin zgjedhor, Kuvendi nuk pritet të bëjë tentim të ri për miratimin e ndryshimeve
- “Artur Zheji nuk imponohej”- Ish presidenti Bamir Topi në News24: Është marrë dhe me çështje të interesit kombëtar, formimi i tij shkonte përtej pushtetit politik…
- A i duhen Çairit strategjista apo bagerista?!
- Aksion i policisë financiare në Likovë, Zhelinë dhe Kumanovë, arrestohet 7 persona, kanë dëmtuar buxheti për mbi 430 milionë denarë
- Kryenin vjedhje në hotele dhe vila luksoze në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë
- Spartak Ngjela kujton bisedat me Artur Zhejin: Ai ma njihte tipin dhe më bënte lëshime, njeri që dëgjonte dhe të lejonte të flisje