Kryetari i VMRO-DPMNE-së , Hristijan Mickoski ka thënë ditën e sotme se do të tentojë të formojë një qeveri stabile e cila do të ballafaqojë sfidat e vendit.
Kujtojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme janë mbledhur 61 nënshkrime për rrëzimin e qeverisë LSDM-BDI.
Sipas News33.tv aktivistët po “vajtojnë” në rrjetet sociale rënien nga pushteti pas 18 vitesh.
Këtë ”vajtim” edhe pse po tentojnë ta shesin si brengë për popullin shqiptar nga kolaconi i arritur, BDI ka arsye tjetër për të qënë e mërzitur.
Sipas tyre ajo do të humbë 6 ministri, 106 pozita të drejtorëve, 206 vende në komisione dhe këshilla drejtues, 306 tenderë në vit,1006 punësime me kontratë në vepër e kështu me radhë.