Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 0,04 % në raport me vendimin e datës 17.03.2025.
Nga data 25.03.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 75,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 77,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-Е V) 68,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) 68,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 40,755 (denarë/kilogram)
Çmimi i shitjes me pakicë të EUROSUPER BS – 95 rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 rritet për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E-V) ulet për 0,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshon.
Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,590 den/kg dhe tani do të jetë 40,755 den/kg.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës që nga ora 00:01 e datës 25.03.2025.