Kuadro shqiptarë drejtojnë disa nga institucionet më të rëndësishme të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.
Në krye të Gjykatës Supreme është Afrim Fidani, Gjykatën e Apelit në Gostivar e udhëheq Bekim Mehmedi, ndërsa Gjykatën Administrative, si ushtrues detyre, Burim Sejdini. Gjykata Themelore Civile në Shkup drejtohet nga Besnik Avdija.
Në sistemin e prokurorisë, Bashkim Besimi udhëheq Këshillin e Prokurorëve Publikë, ndërsa Faik Arsllani Prokurorinë e Lartë Publike në Gostivar.
Prokuroritë themelore në Tetovë, Kumanovë dhe Dibër drejtohen përkatësisht nga Besir Aliu, Teuta Bediu Ramadani dhe Neat Croj.
Përfaqësimi i shqiptarëve në këto pozita është i rëndësishëm, por sfidë mbetet garantimi i profesionalizmit, pavarësisë dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në drejtësi.



