Aktvendim për disa nga doganierët që mundësuan kontrabandën e medikamenteve për prodhimin e ekstazave.
Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar katër nga tetë doganierët e akuzuar të cilët e kanë pranuar fajësinë për veprën penale kontrabandë.
Dy doganierë u dënuan me nga gjashtë vjet burg, ndërsa dy u dënuan me kusht nga gjashtë muaj nëse përsërisin veprën penale në 6 muajt e ardhshëm.
Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila ka hapur rastin, ka paralajmëruar ankesë kundër këtyre aktgjykimeve, njoftuan nga prokuroria.
Hetimi nisi dhjetorin e kaluar, në të cilin, sipas prokurorisë, është konstatuar se doganierë, policë dhe persona të tjerë kanë organizuar dy herë transferim të paautorizuar të tabletave, ndërsa katër doganierët kanë lejuar prekursorët kalimin e kufirit.
Procedura gjyqësore vazhdon për ata që nuk e kanë pranuar fajësinë./ Alsat.mk