Nën ndikimin e një mase ajrore dhe të jostabile, të dielën fillimisht në pjesët perëndimore, dhe gjatë natës dhe mëngjesin e të hënës, do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut të cilat herë pas here do të jenë më të rrëmbyeshme, me kushte për paraqitjen e bubullimave, njoftoi DPHM-ja.
Procese më intensive në formën e stuhive me shira më të rrëmbyeshëm (mbi 30 l/m²) dhe erë të fortë, priten gjatë natës, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Nga e marta, temperaturat do të fillojnë të bien.
Në Shkup, të dielën pasdite, veçanërisht gjatë natës dhe të hënën paradite do të ketë reshje të shiut. Lokalisht, në disa lugina do të ketë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të fortë.


