Nga e hëna, Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, do të marrë pjesë në Tryezën e rrumbullakët në nivel të lartë me temë: “Perspektiva rajonale e procesit eurointegrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, në Parlamentin Evropian, në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.
Në Konferencë, Grubi do të ketë fjalimin e tij ara anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian – AFET dhe para përfaqësuesve të Parlamenteve nacionale të vendeve anëtare të BE-së, ku do të flasë me temën: “Integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE”.
Gjatë vizitës në Bruksel, Grubi do të realizojë takime me kolegët e tij të rajonit, me kolegët e Parlamentit Evropian, do të ketë takime të veçuara me referuesit dhe referuesit në hije për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian, por do të takohet edhe me përfaqësuesit e lartë të Komisionit Evropian si dhe me përfaqësuesit e Zyrës së Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian të ngarkuar për politikë të Jashtme dhe siguri.