Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, foli për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Interit, e vlefshme për xhiron e 6-të. Ai shpjegoi çfarë i duhet skuadrës së tij për t’u larguar nga “San Siro” me tre pikë:
“Do të jetë shumë e vështirë sepse përballemi me një skuadër të madhe, që ka nisur shumë mirë në Itali dhe në Europë dhe ka qenë shumë e fortë në sezonet e fundit në Champions. Vitin e kaluar humbi me PSG-në, ne e dimë mirë çfarë do të thotë”.
Në lidhje me vendimin për të mos thirrur Mohamed Salah, Slot u shpreh:
“Vendimi për të mos e aktivizuar kundër Interit tregon reagimin tonë. Nuk i prisja fjalët e tij. E di që lojtarët janë të pakënaqur kur nuk luajnë, por sigurisht nuk mendoja se do të reagonte në atë mënyrë”.
Më tej, në konferencë për shtyp, ai shtoi:
A mi drejtoi fjalët mua? Vetëm ai mund të përgjigjet. Është e vështirë të kuptosh se për kë fliste. Nuk kam folur me të pas ndeshjes me Lidsin, vetëm i komunikuan se nuk do të udhëtonte. Nuk besoj se marrëdhënia është prishur, ai ka të drejtë të ndiejë çfarë ndien, është treguar shumë i respektueshëm, është stërvitur fort dhe u befasova pak pas komenteve. Por nuk është hera e parë dhe as e fundit që një lojtar flet kështu kur nuk luan. Duhet të kuptoj dhe të hamendësoj pse foli në atë mënyrë. Ka të drejtë të ketë ndjenjat e tij, por nuk ka të drejtë t’i shprehë ato në media. Ndeshja e fundit me Liverpulin? Nuk mund ta them”.
Një tjetër mungesë e rëndësishme në mbrëmje do të jetë Frederiko Kieza:
“Fatkeqësisht nuk është mirë sepse ka grip. Është moment i pafat, do të ishte diçka e veçantë për të, të luante kundër një skuadre italiane. Kush e di, ndoshta vjen në “San Siro” nëse shërohet me shpejtësi, por sinqerisht nuk e besoj”.
Në lidhje me një rikthim të mundshëm në kombëtaren italiane, Slot shtoi:
“Nuk më takon mua të vendos kush duhet të luajë me kombëtaret. Jam shumë i lumtur që Federikon këtë vit ndihet shumë më mirë se sezonin e kaluar. Ka pasur edhe më shumë minuta. Më pëlqen si lojtar dhe si person”


