Me 05.03.2021 në ora 22.50 nga ana e zyrtarëve policor të Stacionit policor në Gostivar është kryer kontroll në një cajtore në rrugën “18 nëntori” në Gostivar, në pronësi të M.I.(45) nga Gostivari, ku është konstatuar se ka vepruar në kundërshtim me kohën e punës të rregulluar gjatë kohës së epidemisë ku në objekt ka pasur 11 mysafir, transmeton Almakos.
Objekti nga ana e Inspektoratit shtetëror të tregut është mbyllur, ndërsa pronari M.I. është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet padi penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal-“ mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”./Almakos/