Delvina KËRLUKU: – Kompanitë e komunës së Sarajit, zhvilluan edicionin e vitit 2017, që në vete tregon një ecuri të mbarë të këtij projekti, i cili po bëhet tradicional. Fondacioni Albiz që ka synim zhvillimin e ekonomisë dhe avancimin e shoqërisë, bashkoi edhe këtë vit, kompanitë vendore të komunës së Sarajit. Duke ndihmuar që të njihen për së afërmi bizneset, si edhe një mundësi e konsumatorit për ta njohur produktin që ofrojnë këto kompani.
Përfaqësues nga Oda Ekonomike Veri – Perëndimore thanë se përparimi i bizneseve vjen si rezultat i bashkëpunimit të ndërsjelltë mes bizneseve duke shkëmbyer përvojat e tyre drejt rrugës së sukseseve të arritura, informon Almakos.
Kryetari i kësaj Komune Blerim Bexheti është shprehur se është detyrë e çdo qytetari që të punojë pavarësisht se në çfarë sfere të jetes shoqërore veprojmë për të ndryshuar standardin jetësor të vendit tonë dhe të krijimit të prespektivës më të mirë për brezat e rinj.
“Ne e kemi obligim që ta ndryshojmë standardin e jetës të qytetarëve të Sarajit, por një nga mundësitë është bashkëpunimi me sektorin privat. Alternativat dhe mundësitë janë të hapura dhe unë personalisht dhe administrate komunale i bëjnë thirrje sektorit privat, gjegjësisht në rend të parë kompanive lokale, të Sarajit, të krijojnë urra të reja të bashkëpunimit të ndërsjellë që ta ndryshojmë të ardhmen e vendit tonë dhe të fëmijëve tanë. Mund të ecim përpara, vetëm nëse kemi bashkëpunim të mirë për qëllimet dhe synimet tona”, thotë kryetari i komunës Blerim Bexheti.
Nga Fondacioni Albiz thonë se qëllimi i këtij panairi është të nxit zhvillimin ekonomik në komunën e Sarajit nëpërmjet promovimit të kompanive private që veprojnë apo kanë origjinë nga ky vend.
“Në kuadër të këtij panairi kompanitë kanë mundësinë që të promovojnë veprimtarinë dhe produktet e tyre para qytetarëve, të informojnë me shërbimet dhe ofertat e tyre si dhe të zhvillohen takime biznes me biznes (B2B) në mes afaristëve”, thonë nga Fondacioni Albiz.
Në këtë eveniment u promovua edhe katalogu i kompanive të Komunës së Sarajit, që tregon mbi numrin e kompanive në këtë komunë, të punsuarit dhe të dhënat e kompanive.
Sipas drejtorit ekzekutiv të fondacionit Albiz, Ilir Idrizi, publikimi i katalogut do të ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në lehtësimin e komunikimit mes bizneseve, ku do të vihet në shërbim të qytetarëve për nevojat e tyre të përditshme. Do të intesifikoj bashkëpunimin afarist si dhe do të jetë një nxitje për autoritet drejt zhvillimit ekonomik dhe investimeve në këtë komunë.
“Kompanitë afariste të kësaj komune paraqesin nëj shembull të mirë në të gjithë vendin duke dhënë kontributin e tyre në përmirësimin e jetës në komunën Saraj me ngritjen e nivelit të jetesës, hapjen e vendeve të reja të punës, përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen e shoqërisë në përgjithësi. Prandaj, ne si institucion i themeluar dhe financuar nga kapitali i këtyre kompanive e ndjejmë për obligim promovimin e tyre në një katalog. Ku në këtë katalog janë përfshirë të gjitha bizneset aktive të radhitura në bazë të madhësisë në tre kategori me të dhëna përkatëse për seciliën prej tyre”, thotë Idrizi.
Në komunën e Sarajit operojnë dhe ushtrojnë biznesin e tyre më shumë se 400 kompani dhe janë identifikuar edhe 300 kompani të tjera, të cilat nuk kanë të regjistruar veprimtarinë e tyre ekonomike sipas dispozitave ligjore.
Sa i përket numrit të personelit në kompanitë kanë të punësuar mbi 2000 punëtor, gjegjësisht 2000 familje sigurojnë ekzitencën e tyre ekonomike, fal veprimtarisë ekonomike të kompanive të tyre.
Delvina Kërluku
Almakos.com