Sektori per Pune te Brendshme ne Kumanovës sot edhe zyrtarisht ka njoftuar se ka ngritur padi penale kundër dy të rinjve nga Sllupçani i Kumanoves, të cilët të premten larguan flamurin maqedonas nga sheshi i Kumanovës dhe e vendosën flamurin shqiptar, shkruan Almakos.
“Sektori i Puneve te Brendshme (SPB) Kumanovë, sot ka ngritur padi penale kundër L.K. (21) dhe një personi 17 vjeçar, të dy nga Sllupçani dhe ndaj dy personave të panjohur për vepër penale “nxitje të urrejtjes nacionale, racore dhe fetare” dhe “sulm ndaj personit zyrtar gjatë ushtrimit të detyrës në sferën e sigurisë”.
Ngjarja ka ndodhur me datë 31 mars, në sheshin e Kumanovës, ku personat e pandehur kanë tentuar ta heqin Flamurin shtetëror të R. Maqedonisë dhe në të njëjtin vend ta vendosin Flamurin shtetëror të R. Shqipërisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së punëve të brendshme (MPB).
Ekspertët juridikë për Almakos vleresojne se sipas dispozitave ligjore, të rinjtë në fjalë për këtë vepër të kryer mund të dënohen me dënim deri 5 vite.,
“Për kete vepërë, Ligji penal në Maqedoni parasheh dënime prej një deri 5 vite arrest, kurse për veprën e dytë prej 3 muaj deri pesë vite”, vleresojne ekspertet juridikë.