Nga 1 marsi hyn në fuqi obligimi ligjore për bankat për autentifikim të përforcuar të klientëve gjatë pageave onlajn me kartela pagesore. Qëllimi është të sigurohet mbrojtje e mjeteve monetare të qytetarëve dhe të kompanive përmes kontrolleve shtesë të sigurisë së identitetit të personit gjatë pagesave pa prani fizike.
“Autentifikimi i përforcuar i mundëson klientit të bankës, gjatë pagesë në internet, krahas futjes së të dhënave nga kartela, të japë vërtetim shtesë për transaksionin përmes aplikacionit zyrtar t[ë bankës, që instalohet në telefonin celular dhe i mundëson që në mënyrë të sigurt t’i ndjekë faturat e veta dhe të miratojë pagesa. Në vend të vërtetimit të deritanihsëm me SMS-kod, klienti do të marrë njoftim përmes aplikacionit celular bankar dhe do të duhet ta miratojë transaksionin. Vërtetimi bëhet me PIN për aplikacionin, shenjë të gishtit apo njohje të fytyrës. Pa këtë vërtetim pagesa nuk do të mund të kryhet, madje edhe nëse dikush i ka të dhënat nga kartela”, qarojnë nga banka qendrore.
Autentifikimi i përforcuar si obligim ligjor për ofruesit e shërbimeve pagesore del nga Ligji për shërbimet pagesore dhe sistemet pagesore. Ai vendoset gradualisht në vend dhe tashmë është në zbatim gjatë kryerjes së kontrollit onlajn në llogaritë onlajn nga ana e klientëve, si dhe gjatë kryerjes së pagesave me kartela pagesore në vendet shitëse fizike apo me urdhër-pagesa përmes sistemit bankar elektronik apo mobil.
“Me zbatimin e autentifikimit të përforcuar dhe gjatë kryerjes së pagesave përmes internetit nga 1 marsi 2026 rrumbullakësohet procesi i harmonizimit me rregullat dhe standardet që zbatohen në BE për kryerje të sigurt të pagesave onlajn. Me këtë zbatim përforcohet besimi në pagesat digjitale dhe avancohet mbrojtja e shfrytëzuesve”, thonë nga Banka popullore.


