Funksionari i lartë i BDI-së dhe ish kryetari i Gostivarit, Nevzat Bejta ka refuzuar që ta komentoje lidhjen e tij me rastin “Monstra” si dhe detajet nga biseda me të akuzuarin Fejzi Aziri, për të cilin njëri prej prindërve të fëmijëve të mbytur ka thënë se e ka dëgjuar, transmeton Almakos.
“Unë jam jashtë vendit, nuk mund që të komentoj asgjë”,ka thënë Bejta, pas së cilës e ka ndërprerë thirrjen pa e dëgjuar pyetjen.
Babai i Aleksandrit të vdekur, Goran Naqevski, thotë se ekzistojnë transkript, të cilat tanimë kryeministri Zoran Zaev nuk dëshiron që t`i jap për arsye politike.
Rasti “Monstra” është anuluar për me 15 maj për shkak të mungesës së të akuzuarit Fejzi Aziri, i cili sipas mbrojtjes ka qenë i hospitalizuar në pulmologji./Almakos/