Nevzat Bejta ka lëshuar akuza të rënda ndaj subjektit të cilit I takon, si dhe ndaj bashkëpartiakëve të tij, kryeparlamentarit Talat Xhaferi dhe zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Artan Grubi.
Ai ka akuzuar kryeparlamentarin Talat Xhaferi se nga viti 2017 e këndej është në koalicion me Arben Taravarin, ndërsa për zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë – Artan Grubi ka thënë se nuk matet me karat, pasi që siç ka thënë ai, me karat maten veç metalet.
“Sa i takon bashkëpunimit me Arben Taravarin, bashkëpunimi ka qenë që në vitin 2017 ka qenë bashkëpunim i fshehtë dhe koordinator ka qenë Talat Xhaferi. Si pasojë e asaj që dolëm ne atëherë ato u mobilizuan dhe krijuan strukturat e veta për të më eliminuar mua nga Gostivari dhe i ndihmuan Arben Taravarit në koalicion. Meqë z. Ahmeti tha se nuk e jep Grubin, unë dua të parashtroj pyetjen duke përdorur një shprehje tuajën, sa karat është Artan Grubi, a është 24 karat? Nuk maten me karatët e metaleve që maten me karate, është një metal që nuk ka karat dhe të kishte karat do ishte mirë atëherë nuk do bënte përçarjen në BDI. E që nuk kanë karate janë hekuri teneqja, ato me karate janë metale të mira”, ka deklaruar Bejta në programin “200” në Tv Alsat.