Kriza emigruese është një sfidë komplekse dhe kërkon përgjigje
komplekse, koordinative dhe menaxhuese. Kriza emigruese kërkon sinqeritet, përkushtueshmëri të të gjitha vendeve, në të gjithë komunitetin ndërkombëtar, porositi sekretarja shtetërore Magdalean Nestorovka, në Konferencën e Vjenës për partneritet për emigrimin – korniza për emigrim të sigurt dhe të rregullt , në organizim të Qendrës ndërkombëtare për zhvillim të politikave emigruese (ICMPD) e cila u mbajt dje në Vjenë.
“Kjo krizë kërkon përkushtueshmëri maksimale të çdo faktori se problemi i fqinjit është edhe problemi yt dhe se asnjë nuk mundet të mbyllet hermetikisht në një kuti qelqi dhe vetëm të vëzhgojë se çfarë ndodh në vendin fqinj, në vendet e tjera. Përkrahja që Republika e Maqedonisë e mori ishte një provim për shumë vende. Provimi që u dha në kufirin tonë, ndërsa e dhanë edhe shumë vende, e dha Evropa”, theksoi Nestorovska.
Siç informojnë nga MPB-ja, Nestorovska ishte paneliste në pjesën “Partneriteti për emigracionin dhe bashkëpunimin operativ”, vlerësoi se provimi me krizën emigruese është dhënë, por se nuk nënkupton se në të ardhmen nuk do të jepen provime të tilla të ngjashme.
Konferenca për Emigracion e Vjenës është evenimenti i sivjetshëm kryesor i ICMPD-së, në të cilin njëkohësisht morën pjesë politikanë, funksionarë të lartë, ekspertë dhe praktikantë, organizata ndërkombëtare dhe joqeveritare. Në konferencë janë debatuar për konceptin e Partneritet për
emigracion si aspekt kryesor për ndërtimin e emigracionit të rregullt dhe të sigurt siç është konfirmuar me Deklaratën e Nju-Jorkut në vitin 2016.
Në margjinat e Konferencës, Nestorovska ka realizuar edhe takim bilateral me drejtorin e përgjithshëm të ICMPD-së Mihael Shpindeleger. mp/10:03