Analisti shqiptar Robert Nesimi vlerëson se dita e diel për shqiptarët është më shumë se ditë zgjedhjesh.
“Ta keni të qartë: të dielën nuk ka zgjedhje lokale, ka referendum”, vlerëson Nesimi. Nga ana tjetër, opinionisti Visar Ademi në emisionin Studio e Hapur, paralajmëron rrezikun që mund të sjellë në të ardhmen ndërhyhrja e drejtpërdrejtë e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, që po u bën kandidatëve të BDI-së, të cilër po përballen me kanidatët e Lëvizjess BESA dhe të Aleancës për Shqiptarët.
“Si shqiptar e shoh shumë të rrezikshme sepse nëse ndodh që të humbin shumë komuna shqiptare për shkak të ndërhyrjes së kryeministrit mund të ketë edhe protesta të mëdha dhe të krijohet një lloj revolucioni bardh e zi. Si shqiptar e shoh po ashtu të rrezikshme sepse është kundër rekomanimeve të Pribesë…Tash jo që nuk po bëhet depolitizimi po akoma po e politizojmë. Këtë nuk ka mund ta bëjë as Nikolla Gruevski, të shkojë nëpër vendet shqiptare dhe të agjitojë për një kandidat shqiptar”, ka deklaruar Ademi.