Në Gjykatën Penale nesër duhet të vazhdojë gjykimi i të akuzuarve për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela, që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila e zhvillon procesin, në seancën e kaluar tha se debati kryesor do të vazhdojë më 8 shkurt në procedurë dëshmuese dhe deklarata të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Në këtë rast akuzohet Kire dhe Cane Gjorgjievski, Oliver Oshavkovski, Sasha Cenkov, Nikollçe Dimitrevski, Aleksandar Janevski – Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Delov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.
Në seancën paraprake që u mbajt më 26 janar të gjithë dhjetë të akuzuarit për tentimin për vrasje të deputetit Zijadin Sela u prononcuan të pafajshëm.
Ata para Gjykatës thanë se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë dhe se këtë do ta dëshmojnë në procedurën e mëtejme.
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela nuk erdhi në gjykim, ndërsa avokati i tij paralajmëroi se do të kërkojë dëmshpërblim për dëmin material dhe jomaterial.
Përfaqësuesi i Prokurorisë Publike në fjalimin hyrës tha se në këtë lëndë gjykohet vetëm një aspekt nga ngjarjet në Kuvend më 27 prill që ka mundur të rezultojë me vrasjen e deputetit Zijadin Sela. Përmbajtja e tërësishme kriminale e ngjarjeve në Kuvend, sipas prokurorisë, nuk përfundon me veprim që është lëndë e kësaj akuze. Sipas prokurorisë, rrethana e vetme që e ka shpëtuar Selën nuk ka qenë hamendja e të akuzuarve, por ajo që ai më nuk ka dhënë shenja jete. Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, u lëndua rëndë gjatë hyrjes dhe dhunës në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Për ngjarjet në Kuvendin e RM-së tashmë janë shqiptuar aktvendime gjyqësore për dy lëndë. Në të parin, nëntë persona pjesëmarrës në dhunën fituan dënime me burg, ndërsa në rastin e dytë Pançe Angelov, sulmuesi i Radimilla Shekerinskës u dënua me burg prej katër vjetësh. Në vijim është procedura hetuese edhe për lëndën që e hapi Prokuroria Publike për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues” për të cilin dyshohen 36 persona.
Data 22.09.2025
Aktuale
- Arrestohet një 24-vjeçar në Lushnjë, akuzohet për p*rnografi me të mitur! Policia gjen materialet në shtëpinë e të riut
- Taravari: Kjo është porosia për kryeministrin Mickoski
- DPHM: Nga e enjtja pritet ndryshim i motit
- Abuzoi seksualisht me të miturën, Gjykata e Fierit dënon me 25 vite burg Xhevahir Veizin
- Banda kriminale terrorizonte me plaçkitje fshatrat e Himarës, u vodhën 1,7 mln lekë në dy muaj! Tre të arrestuar, një vajzë nën akuzë
- Aksident trafiku në Ohër, lëndohet rëndë 18-vjeçari me moped
- Arrestohet në PKK Bllatë 41-vjeçari nga Shqipëria i kërkuar nga Interpoli
- Kërcënohet një grua në Tenovë, policia po heton rastin