Afati për dorëzim të llogarive vjetore për personat juridik skadon nesër, ndërsa ushtruesit e pavarur të veprimtarive mund t’i parashtrojnë llogaritë vjetore deri më 15 mars të këtij viti në formë të shkruar dhe elektronike, informon Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë.
“Për subjektet të cilat udhëheqin kontabilizëm konform Ligjit për shoqëri tregtare, afati për parashtrim të llogarive vjetore dhe raportet financiare në formë elektronike është deri më 15.03.2018, ndërsa tregtarët e mëdhenj dhe të mesëm janë të detyruar ta dorëzojnë llogarinë vjetore deri te Regjistri qendror vetëm në formë elektronike”, thonë nga Regjistri qendror.
Potencojnë se Regjistri qendror sot dhe nesër do të punojë nga ora 7:00 deri në 21:00, ndërsa në zyrat rajonale në Makedonski Brod, Vinicë, Berovë dhe Dellçevë orari i punës do të jetë prej 8:00 deri 16:00.
Në Kratovë, Krushevë, Demir Hisar, ku Regjistri qendror nuk ka zyra, pranimi i llogarive vjetore do të kryhet sot dhe nesër nga ora 8:00 deri në 16:00 edhe atë në Kratovë dhe në Demir Hisar në hapësirat e komunës, ndërsa në Krushevë në hapësirat e UNI bankës.
Data 23.09.2025
Aktuale
- Hungaria refuzon të ndalë blerjen e naftës ruse pavarësisht kërkesës së Trump-it ndaj NATO-s
- Autobusët e NTP “Shkup” po qarkullojnë pa ndërprerje, dje morën karburant për dy ditë
- Materialet e votimit do të kushtojnë 800.000 euro, KSHZ ka dhjetë milionë euro në dispozicion
- Mucunski: Dialogu strategjik me SHBA-në parashikon një sërë masash për avancimin e marrëdhënieve reciproke
- Kërcënonte 23-vjeçaren duke i hapur llogari false për t’i dhënë para, në pranga autori! Çfarë gjeti policia në telefonin e tij
- Manaj gati të blejë klubin shqiptar të futbollit
- Digjet një shtëpi në Shkup
- U kap nga karabinierët me kokainë, flet 22-vjeçari shqiptar: Jam turist, e kisha për përdorim personal