Pa energji elektrike nesër do të jenë pjesë të disa komunave të Shkupit, informojnë nga QRMK.
Në periudhën prej orës 09:00 – 15:00 pa energji elektrike do të jenë disa pjesë të fshatit Bojanë, në Komunën e Sarajit , ndërsa nga ora 09:00 – 14:00 një pjesë e Bukoviqit në Komunën e Sarajit dhe një pjesë e fshatit Orman në Komunën e Gjorçe Petrovit.
Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike prej orës 09:00 – 13:00 do të kenë konsumatorët e një pjese të rrugëve „Klenoec“, „Klepa“ dhe „Vladimir Kavaev“ në Komunën e Gjorçe Petrovit, prej orës 08:30 – 11:00 një pjesë e rrugës „1“ në fshatin Sonja e Eprme në Komunën e Sopishtës, pre orës 08:30 – 14:00 nënrruga 2 nga rruga „Mite Bogoevski“ dhe prej orës 12:30 – 15:00 konsumatorët e rrugëve „Mite Bogoevski“, në Komunën Aerodrom.

