Pa energji elektrike gjatë ditës së nesërme do të jenë konsumatorët e një pjese të Komunës Qendër, Studeniçanit, Gjorçe Petrovit, Sarajit, dhe Kisella Vodës. Ndërprerja në furnizimin me energji elektrike, siç kumtuan nga QRMK, është për shkak të aktiviteteve të caktuara teknike në rrjetin shpërndarës. Në periudhën prej orës 07:30 e deri në orën 09:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e objekteve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës Kulturore – Malla Stanica, një pjesë e rrugës Divizioni 50 dhe një pjesë e rrugës Jordan Mihajlov në Komunën Qendër dhe nga ora 8:00 e deri në orën 15:00 konsumatorët nga fshati Batincë, rrugët 1, 6 dhe 7 në komunën e Studeniçanit. Ndërprerje në furnizimin me energji elektrike nga ora 08:30 e deri në orën 10:30 do të jenë konsumatorët në afërsi të qarkores të bul. Metropolit Teodosij Gologanov, në komunën e Qendrës, nga ora 8:30 e deri në orën 13:00, konsumatorët e një pjese të konsumatorëve nga rr. Pekljane dhe rr. Mavrovska etë Komunsë së Gorce Petrovit, dhe nga ora 09:00 e deri në orën 12:00, konsumatorët e një pjesë të fshatit Shishevë në Komunën e Sarajit. Në periudhën nga ora 11:00 e deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve Karaorman, Ganço Haxhipanzov Dimitar Pandilov, Kapishtec Karaorman dhe në Komunën Qendër, dhe nga ora 13:00 e deri në orën 15:00 konsumatorët e objekteve në pjesën e unazës së re në rrugën Hristo Tatarçev në Komunën e Kisella Vodës.
Data 13.04.2026
Aktuale
- Divorci me gruan ish-ministre të Orban dhe një video kompromentuese, kalvari i fortë i Peter Magyar para se të rrëzonte nga pushteti Viktor Orban
- Trumpi kërcënon edhe Kinën!
- Vuçiqi i trishtuar nga humbja e Orbanit, vjen reagimi i parë!
- Qoku: Humbja e Orbanit, lajm i mirë për demokracinë dhe sinjal kundër regjimeve autoritare
- “Orban më përgëzoi”/ Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari
- Kush është Peter Magyar, fituesi i zgjedhjeve në Hungari?
- Orban pranon humbjen, vjen mesazhi i parë i liderit që dominoi 16 vite Hungarinë
- Taravari për humbjen e Orbanit: Po fillon një epokë e re, jehona e së cilës do të ndihet kurdo në Evropë

