Ditën e nesërme do të nisë vaksinimi i farmacistëve në Tiranë. Lajmin e ka bërë me dije Urdhri i Farmacistëve me anë të një njoftimin në faqen zyrtare, ku i kërkon farmacistëve që janë të interesuar të plotësojnë një formular online, e cila më pas do i dërgohet qendrave të vaksinimit.
NJOFTIMI NGA URDHRI I FARMACISTËVE
Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se ditën e nesërme nis procesi i vaksinimit për farmacistët e Rajonit të Tiranës. Të gjithë farmacistët që janë të interesuar të vaksinohen, të plotësojnë formularin e mëposhtëm me të dhënat përkatëse, në mënyrë që të hartohen listat që do i dërgohen qëndrave të vaksinimit.



