Është e qartë se kemi hyrë në fazën e dytë të pandemisë me koronavirus. Numri i të infektuarve në ditët në vijim do të vazhdojë të rritet në mënyrë shtesë.
Ende mbeten parashikimet që kulmi i sëmundjes të jetë në fund të këtij muaji dhe presim 2.000 pacientë, edhe pse shumë faktorë ndikojnë në këto pikëpamje, theksoi në konferencën për media ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Paralajmëroi se nesër do të kenë diskutim shtesë në kuadër të Komisionit për sëmundje infektive dhe është e mundur që deri te Qeveria të propozojnë edhe përforcimin e masave për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit.
Ai apeloi qytetarët maksimalisht t’i respektojnë masat, kontaktet fizike t’i reduktojnë në minimum dhe t’i mbrojnë nga çdo komunikim apo lëvizje e rrezikshme.