Nesër, në Gjykatën Penale duhet të mbahet seanca e parë gjyqësore për lëndën e PSP-së “Tortura”, që ka të bëjë me mënyrën e privimit nga liria të liderit të partisë “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe ish ministër i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, përcjell Almakos.
Bisedat e publikuara të përgjuara për arrestimin e Lube Boshkovskit do të mund të dëgjohen në sallën e gjykatës.
Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve si i dyshuari i parë është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe si i dyshuari i dytë ish eprori i njësitit special “Alfa”, Ivica Ançevski – Puki.
Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psikike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit në fjalë janë përdorur edhe fjalë të pista.
Gjykata ka pranuar pjesërisht akuzën e Prokurorisë Speciale për lëndën “Tortura”. Vendimi që të mos gjykohet i akuzuari i parë, Sasho Mijallkov,është i papranueshëm nga PSP-ja e cila ankimoj vendimin në Gjykatën e Apelit e cila duhet të vendosë nëse aktpadia ka të bëjë edhe me Mijallkovin./Almakos

